Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s u ul në mesin e sahabëve dhe i pyeti: ““Kush është ai që i merr këto fjalë nga unë dhe vepron me to, ua mëson të tjerëve që të veprojnë me to?
Ebu Hurejre r.a. u përgjigj: “Unë o i Dërguari i Allahut. Pejgamberi a.s. me morri per dore dhe i numëroi një nga një pesë porosi:
“Ruaju nga ajo që është e ndaluar – do të jesh njeriu më i devotshëm, kënaqu me atë që të ka caktuar Allahu – do të jesh njeriu më i pasur, sillu mirë me komshiun, do të jesh besimtar, dëshiro për njerëzit atë që e donë për veten – do të jesh musliman dhe mos qesh shumë sepse qeshja e tepërt e vdes zemrën.” (Tirmdhiu).