Shtëpia Fokus Një Italiane sot e pranoi Islamin në Tetovë

Një Italiane sot e pranoi Islamin në Tetovë

Znj.Cinzia (Fatime) Cuti- Pranoi Islamin

“Atë që Allahu xh.sh. don ta shpie (në udhë të mbarë) – Ai, zemrën e atij  ia disponon për islam..” El-En’aam-125

Znj.Cinzia (Fatime) Cuti- Pranoi Islamin

Znj.Cinzia (Fatime) Cuti, 36 vjeçare nga nga Italia, sot më 25.05.2015 (e mërkurë), në lokalet e Muftinisë së Tetovës  para Muftiu të Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi  dhe dëshmitarëve,deklaroi se e ka pranuar fenë islame. Ajo në rrëfimin e saj mbi shkaqet e pranimit tëfesë Islame, mes tjerash potencoi:

“ Ishte Allahu Fuqiplotë,  Ai  që më udhëzoi të pranoj Islamin. Ndjehem shumë e qetë dhe e lumtur për këtë që Allahu më udhëzoi  në  fenë e Pejgamberit tonë të fundit, Muhamedita.s. Nuk jam e detyruar dhe nuk kam dro nga askush  për këtë që pranova Islamin. Poashtu kam dëshirë që edhe anëtarët e tjerë të familjes të njohin të Vërtetën-Islamin.”

Muftiu i Tetovës, duke falënderuar Allahun mes tjerash tha: “ Më vjen mirë që në mesin e muslimanëve sot kemi edhe një anëtarë që me vetëdëshirë pranon fenë Islame si fe të jetës së vet”

Muftiu Znj.Cinzia (Fatime) Cuti, i dhuroi  një Kur’an dhe i dëshiroi  jetënë përputhshmëri me rregullat e Librit të Allahut dhe Sunetit të Pejgamberita.s.

myftiniatetove.com

Artikulli paraprakNga artikulli i BBC për kulturën dhe parimet e lojtarëve muslimanë
Artikulli vijuesDonika Gashi – Mërgim Mavraj, dhe urrejtja e “ekseprtave të fjalës së lirë”