Ahmeti: Më shumë po kritikohet Islami, se sa vetë Mavraj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar rreth rastit të fundit në kombëtaren shqiptare, ku futbollisti Mërgim Mavraj ka refuzuar të veshë fanellën me mbishkrim reklamues të një kompanie birre.

Ahmeti thotë se secili njeri ka të drejtë të lirë të besimit, dhe se ai nuk ia ka ndaluar askujt birrën dhe të drejtën për të reklamuar këtë pije alkoolike, veçse ai nuk e do këtë gjë.

“Unë nuk pajtohem me Mergimin në këtë çështje, por ai ka të drejtë të besoj në këtë. Ai mua nuk po ma cenon të drejten për ta pirë birren, dhe për ta reklamuar atë. E konsideroj vetën goxha një liberal sa i përket besimeve, të drejtave, dhe të shprehurit. Po më duket se kritika është e drejtuar më shumë karshi besimit të tij”, ka thënë Ahmeti.

I pari i Prishtinës ka bërë një krahasim me shtetin serb, duke thënë se edhe vet ai nuk do të vishte një fanellë ku do të reklamoheshin produktet serbe.

“Unë nuk do të pranoja me lujt me një fanellë ku do të reklamoheshin produkte të një kompanie nga Serbia, që kontribuon me para publike në vështirësimin e jetës sime, apo produkte tjera me të cilat nuk do isha pajtuar. Po ashtu besoj se një besimtar i krishterë në SHBAa po në Evropë nuk do të pranonte reklamat në fanellë të një klinike të abortit”, shkruan Ahmeti në Facebook.

mavr

Ahmeti po ashtu thotë se sponsori i kombëtares nuk duhet të krahasohet me ngjyrat e flamurit të cilat mbrojtësi shqiptar i mbron. Ai thotë se mezi pret ta shoh Mavrajn të luajë në fushë me kombëtaren kuqezi.

“Sponzori nuk duhet të barazohet me fanellën, ngjyrat, flamurin e respektimin e shtetit të cilin e përfaqëson. Fundja është marrëveshje ekonomike”, thotë lideri i Prishtinës.

Në fund Ahmeti tha se do të pijë birrë dhe do ta shoh kombëtaren me kënaqësi. /Insajderi.com

Artikulli paraprakBekir Halimi i përgjigjet gazetarit Islamofob
Artikulli vijuesRa ky Mavraj e dolën në pah avokatët e djallit!