Në një kohë që vazhdojnë debatet për centralet bërthamore që planifikohen të ndërtohen në Mersin dhe Sinop ka ardhur lajmi për një central të ri nuklear.
“Varësia në energji” apo “shëndetësi dhe ambient të sigurt”…
Këta janë dy kapituj të papajtueshëm dhe që të vijnë në mendje kur bëhet fjalë për energjinë bërthamore.
Turqia vetëm 30% të nevoja të energjisë përballon me burimet e veta, ndërsa 70% të energjisë e importon.
Kjo është edhe arsyeja kryesore që e shtyn Turqinë të orientohet drejt energjisë bërthamore.
Ambietalistët dalin kundër centraleve bërthamore që planifikohen të ndërtohen në Mersin dhe Sinop, duke treguar si shembull aksidentin e fundit nuklear në Fukushima.
Mbrojtësit e ambientit protestat i vazhdojnë çdo ditë me metoda të reja.
Pavarësisht të gjitha këtyre debateve nga Ministri i Energjitikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Jëlldëz, erdhi lajmi për ndërtimin e një centrali të ri bërthamor.
“Direktiva e zotit Kryeministër është sigurimi i strukturimit energjetik të Turqisë, si një strukturë që zhvillohet, rritet dhe përparon, si edhe ju thashë pak më parë, kjo ka të bëjë me centralet e fuqisë nukleare duke ndërtuar 12 reaktorë në 3 pika kryesore”- sqaroi Ministri Jëlldëz.
Për sa i përket vendit ku do të ndërtohet centrali i tretë bërthamor nuk është bërë ende ndonjë përcaktim.
“Në lidhje me sigurinë ne kemi 88 kapituj, të përmbledhur këta nën 11 kapituj kryesorë, përfshi këtu edhe elementin e sigurisë së këtyre centraleve ndaj tërmeteve, gjë që trajtohet shpesh në opinionin publik, por kemi edhe kapituj të tjerë që kanë të bëjnë me detajet teknike të projektit. Duhet të përpilojmë patjetër një strukturë që do të jetë e aftë tu japë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve”, – u shpreh Ministri Jëlldëz. /TRT
You Might also Like
Turqia presion BE-së: Pa 3 miliard euro s'ka marrëveshje
“Bashkimi Evropian duhet të kalojë fondin prej tre miliardë eurosh, në mënyrë që të respektohet…
By
Redaksia
1 Min Read
PAKISTAN – TË PAKTËN 19 USHTARË DHE CIVILË TË VRARË NGA LUFTIMET
Luftime me një intensitet të pazakontë kanë vrarë 19 ushtarë dhe civilë dhe kanë plagosur…
By
Redaksia
1 Min Read
Duan ta zëvendësojnë Xhaminë el-Aksa me këtë tempull
Duan ta zëvendësojnë Xhaminë el-Aksa me këtë tempullPër një kohë të gjatë jehudët pretendonin se…
By
Redaksia
12 Min Read
Egjipt, Përleshjet nuk ndalen
Protestuesit opozitarë në Egjipt janë përplasur me anëtarët e partisë në pushtet, Vllazëria Myslimane, në…
By
Redaksia
2 Min Read
Siri – Avionët luftarakë bombardojnë qytezat afër kufirit turk
Avionët luftarakë të Sirisë bombarduan qytetin Tel’Abjad në kufi me qytezën turke të Akçakalesë. Bombat…
By
Redaksia
0 Min Read
Putin mbështet kandidaturën Al-Sisi në Egjipt
Në Kajro nuk është njoftuar ende zyrtarisht mbi kandidaturen e gjeneralit Abdul Fatah Al-Sisi, për…
By
Redaksia
2 Min Read
