Ministrja franceze e arsimit ka paraqitur planin për futjen e gjuhës arabe si lënde zgjedhore në mesin e pesë gjuhëve tjera të huaja për fëmijët në shkollat fillore.
“Gjuha arabe do të mësohet në shkollat fillore nëse ekzistojnë burime njerëzore dhe nëse këtë e kërkojnë prindërit”, tha ministrja franceze.
Fjalët e ministres Najat Vallaud-Belkacem kanë shkaktuar zemërim mes politikanëve të shumtë francez të cilët e kanë kritikuar ashpër ministren e arsimit.
“Të rinjve nuk u duhet kjo herezi, atyre u duhet shtimi i kurseve të gjuhës frënge dhe historisë për të pasur një asimilim të suksesshëm”, ka shkruar Louis Aliot nga partia ekstreme Fronti Nacional, në Twiterin e tij.
“Në Francë prioritet është të mësohet kultura franceze”, tha për BFM deputeti francez Bruno Le Maire.
Franca është shtëpi e bashkësisë më të madhe muslimane në Evropë. Edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare në Francë jetojnë afër pesë milionë muslimanë.
(Islampress)