Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka folur sot edhe për demarkacionin me Malin e Zi.
Haliti ka thënë se kjo është një temë kjo që ka nxitur shumë debate dhe përplasje mes pozitës dhe opozitës andaj sipas tij, kjo është një temë që do shumë konsultime dhe debat.
“Ne kemi pasur një komision shtetëror i cili e ka dhënë pëlqimin për kufijtë që janë shënuar. Por marrëveshja për demarkacionin është kundërshtuar nga opozita e nga qytetarët pronat e të cilëve janë prekur”.
“Jemi në një pikë, për të cilën se di se si do të përfundojë. Kjo çështje do shumë diskutim dhe konsultim të mëtejmë me ekspertë të fushës”.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se “duhet të rishikohet mënyra se si janë shënuar kufijtë”.
“Nuk është se kam dyshime në demarkacionin, mirëpo s’mund të jem më i mençur se njerëzit e atjeshëm që i kanë kullosat e tokat e tyre atje dhe i kanë prekur ato vende ku shtrihet kufiri. Ka hapësirë për t’u diskutuar kjo çështje”.
“Nuk e di a është matur territori i Kosovës dhe matja e vendit është e mundshme të bëhet për 1 orë falë teknologjisë së avancuar”.
“Duhet bazuar në hartat historike e topografike dhe në standardet me të cilat caktohen kufijtë kudo në botë”.
Ai ka deklaruar se nuk e beson që demarkacioni dërgon në zgjedhje por sipas tij, nëse s’ka vota në Kuvend për demarkacion, s’ka se si të kalojë./
You Might also Like
Nuk ndalet ‘Ndëshkuesi’: Rrugët mbushen me të Varrezat
KUJDES: PAMJE TE RENDA Të vrarë dhe të masakruar. Rrugët e Filipineve po mbushen me…
By
Redaksia
1 Min Read
Banka e Shqipërisë: Tregu ka tepricë valute
4.6 për qind është mbiçmimi real vjetor i lekut, kundrejt valutave kryesore në muajin shtator,…
By
Redaksia
1 Min Read
Alma Lama i del në mbrojtje Ermira Mehmetit duke fyer myslimanët e duke cituar Biblën
Deputetja e LDK-së, Alma Lama, ka komentuar publikimin e përgjimeve dhe bisedave privatemes deputetes se…
By
Redaksia
3 Min Read
Kruajtja e hundës nuk është vetëm një zakon i keq, por edhe i rrezikshëm për shëndetin
Nuk është vetëm turp që të kruash hundën. Ka një arsye shëndetësore shumë serioze përse…
By
Redaksia
1 Min Read
Krimet e luftës në Kosovë
Prof. Dr. Jusuf Osmani, një prej arkivistëve dhe historianëve të njohur në Kosovë, ka promovuar…
By
Redaksia
2 Min Read
Kërkon status special për veriun
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, ka takuar në Beograd kreun…
By
Redaksia
1 Min Read
