TEMPERATURAT E LARTA NUK E MPOSHTIN QËLLIMIN E AGJËRUESVE

Një agjërim i vështirë, posaçërisht në këto ditë vape. Agjëruesit me çdo kusht kërkojnë një vend-strehim nën hije. Për të kaluar kohën e cila ecën shumë ngadalë, frekuentojnë vende të ndryshme. Përveç njerëzve, edhe zogjtë struken! Kishte prej atyre që kishin vendosur që ditën e agjërimit ta kalojnë duke i argëtuar fëmijët.

“Jam i pa punë, po qëndroj në shtëpi kot. Po dal ndonjëherë. I marr fëmijët dhe dal kudo që kemi mundësi”, thotë njëri nga qytetarët.

Pak më poshtë është një pamje krejt ndryshe, por edhe këtu në dominimin e agjërimit. Qytetarët lëvizin si neutron, ndërsa nuk i kushtojnë rëndësi komunikacionit. E për ata që po presin kohën e namazit, ka një hije në oborrin e xhamisë.

Nga ana tjetër vendi më i frekuentuar për Ramazan e sidomos gjatë ditës kur syri është i uritur, nuk e ka gjallërinë e zakonshme. Nuk ka shitës që thërrasin “bujrum”! Dominon një qetësi.

Sidoqoftë, vapa nuk i pengon qytetarëve të bëjnë tregti.

“Më pengon pak por fundja është verë, çfarë të bëjmë. Njëjtë kështu. Çdo ditë në treg marrë gjëra i çoj në shtëpi. Jemi shumë veta”, thotë njëri nga qytetarët e anketuar.

Temperaturat sot shënuar rreth 40 gradë, apo limitin e zonës portokalli të nxehtësisë.

Adrian Kerimi /SHENJA/

Artikulli paraprakA është aktakuza ndaj Aganit mashtrim i vetë Qeverisë?
Artikulli vijuesEfekti i medias