Serbët janë më të preferuarit për familjet maqedonase. Kjo del nga anketa e realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup në bashkëpunim me Columbia University.
Sipas kësaj ankete, 62.6 për qind e qytetarëve të anketuar në Maqedoni janë të gatshëm të pranojnë për anëtarë të familjes së tyre një serb, kurse prej popujve fqinj më të papranueshëm janë shqiptarët (vetëm 12.9 për qind kanë thënë se mund të pranojnë një shqiptar si anëtarë të familjes), raporton Gazeta Lajm.
Para shqiptarëve, për anëtarë të familjes qytetarët e anketuar preferojnë një bullgar (24.5 për qind), turk (23.3 për qind), grek 18.8 për qind dhe maqedonas, 17 për qind. Pas shqiptarëve në këtë kategori radhiten sirianët dhe pakistanezët me nga 7 për qind, të cilët po ashtu janë përfshirë në hulumtim.
Situata dallon kur është në pyetje shoqërimi, sepse 56 për qind e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se preferojnë të shoqërohen me shqiptarë, raporton Gazeta Lajm.
Shqiptarët nuk rangohen mirë as në mesin e shteteve për të cilët qytetarët kanë mendim pozitiv. Në këtë rangim udhëheq Gjermania, shtet për të cilin 84 për qind e të anketuarve kanë mendim pozitiv. Më pas vijnë Turqia (74 për qind), Serbia me 69 për qind, Rusia me 65 për qind, Amerika me 63 për qind. Shqipëria radhitet e treta nga fundi me 43 për qind, Kosova e parafundit me 28 dhe Greqia e fundit (25 për qind e të anketuarve kanë mendim pozitiv për këtë shtet).
You Might also Like
Leksione propagande nga ish strategu i Vladimir Putinit
Qysh nga koha e Shën Agostinit e deri më sot, indoktrinimi ka mbetur njëlloj, ato…
By
Redaksia
14 Min Read
Irani do të kërkoj nga SHBA qasje në sistemin global financiar
Irani është zotuar se do të bëjë presion në Uashingtonin, në përpjekjet për të pasur…
By
Redaksia
1 Min Read
Tërmet i fuqishëm e goditi Indonezinë
Një tërmet i fuqishëm me 6.6 shkallë të Rihterit, e ka goditur sot në mëngjes…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqia do të blejë 100 avionë luftarakë “F-35”
Turqia do të blejë 100 avionë luftarak “F-35” nga SHBA-të.Lajmi bëhet i ditur nga agjencite…
By
Redaksia
1 Min Read
Injeksionet dhembin më pak nëse nuk e largoni shikimin
Trupi në mënyrë të natyrshme zvogëlon dhimbjen e përjetuar, nëse ndonjë gjymtyrë apo pjesë e…
By
Redaksia
3 Min Read
Turqi, konflikti mes dy familjeve, 28 të plagosur dhe 20 të arrestuar
Nga zyra e Guvernatorit të Ankarasë u njoftua se 28 vetë u plagosën, dhe se…
By
Redaksia
1 Min Read


