Si e kërkon muslimani natën e Kadrit?

Kjo natë është nata më e bekuar. Personi që e humb atë, vërtetë ka humbur një të mirë të madhe, e nuk ka mundësi ta humb atë , veçse i ndaluari prej saj. Për këtë shkak, kërkohet nga muslimani i cili përpiqet t’i bindet Allahut, që t’a kalojë atë në adhurim dhe kërkim të shpërblimit të madh të saj. Nëse ai e bën këtë, atij i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.

I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kushdo që falet në Natën e Kadrit, me besim dhe duke kërkuar shpërblimin, atij do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.” (Buhariu dhe Muslimi)

Po ashtu, në këtë natë duhet të shtohen lutjet. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se e ka pyetur Profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “O i Dërguari i Allahut! Sikur unë ta dija se cila është Nata e Kadrit, si të lutesha në të?” Ai i tha: “Thuaj: “Allahume inneke afuun tuhibbul afua fe afu ani” – O Allah! Ti je Falës dhe e do Faljen, pra më fal mua!”(Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe)

Vëlla, Allahu të dhëntë të mira dhe të mundësoftë në bindjen ndaj Tij, e mësove tani se çfarë nate është kjo natë, kështu që ngjalle atë me adhurim dhe largim nga gruaja (nga marrëdhëniet intime) dhe urdhëro familjen tënde për këtë. Shtoji adhurimet në të.

Aishja  (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) thotë: “Kur fillonin të dhjeta (e fundit të Ramazanit), Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e shtrëngonte rrobën e tij (pra, largohej nga gratë e tij), e kalonte tërë natën zgjuar (në adhurim) dhe e zgjonte familjen e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

“Agjërimi i Muhamedit (alejhi selam) në Ramazan”

Marrë nga: Xhamiambret.com

Artikulli paraprakKosova refuzon ta ekstradojë priftin britanik të akuzuar për pedofili
Artikulli vijuesKatër ministra të Qeverisë në Libi japin dorëheqje