Deklaratë e pjesës së ushtrisë që nuk u përfshi në grushtin e shtetit

Gjenerali i Komandës së Parë Ushtarake, Umit Dundar, ka reaguar pas grusht shtetit që ka organizuar ushtria e Turqisë.

“Që nga momenti kur filluan këto ngjarje u takuam me prefektin tonë dhe u fokusuam në Stamboll. Po punojmë për zgjidhjen e problemit këtu. Përfaqësojnë një grup brenda Komandës së Parë Ushtarake. Nuk ka hapësirë për shqetësim. Së bashku me njësitet e tjera që nuk u janë bashkangjitur këtyre dhe që për momentin janë brenda zinxhirit të komandës po i marrim masat e duhura”, ka thënë Dundar, përcjell AA.

Artikulli paraprakEdhe Ahmet Davutoglu bënë thirrje për të dal në rrugë
Artikulli vijuesKy është personi që nisi grushtin e shtetit në Turqi