Projektet e shumta të nisura dhe të lëna përgjysmë, projektet të tjera të mbaruara, shkatërruara dhe të rindërtuara nga fillimi dhe para të taksapaguesve të komunës së Deçanit, të hedhura në ajër në emër të projekteve që nuk janë përfunduar kurrë ose nuk kanë nisur kurrë, janë objekti i shqetësimit tonë si lëvizje, e cila përkrah frymën e drejtësisë dhe përkrah zërin dhe shqetësimet e qytetarëve, thuhet në një prononcim për opinion të VV nga Deçani.
Sipas “Vetëvendosjes”, objekt i qartë i abuzimeve dhe keqpërdorimit të parave të taksapaguesve, këtë herë është bërë qendra e qytetit, e cila po rindërtohet pa nevojë. Në këtë projekt, i cili i ka kushtuar taksapaguesve 14 200 € vetëm disa vite më parë, tashmë është shkatërruar, ku ka pasur edhe fontanën në qendër, për t’u rindërtuar një projekt i ri, ndoshta edhe më i shtrenjtë së i pari.
Po ashtu, në fshatin Isniq, me rreth 10 000 banorë, prishet ambulanca e fshatit, e cila ka një staf prej 12 personave të punësuar dhe i shërben fshatit me rrethinë. Ky projekt tashmë i shkatërruar, i cili ishte restauruar pak vite më parë, me rreth 80 000 €, ia ka lënë vendin projektit të ri të shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini, me vlerë rreth 100 000 €. Ndërkohë që ambulanca është vendosur në një ambient privat me sipërfaqe rreth 20 m2.
VV-ja thotë se në projekte të tilla nuk është marrë parasysh mendimi i banorëve dhe më saktë ata nuk janë pyetur fare dhe kjo ju ka ardhur si një befasi.
“Situata e tillë kaotike e krijuar, lë të mendosh se drejtuesit komunalë të këtij vendi, janë një grup banditësh të organizuar që paranë e vjelë nga taksapaguesit po e trajtojnë si të ishte pronë e tyre. Ne jemi duke monitoruar dhe duke mbledhur fakte të mjaftueshme, me të cilat do të mund t’i çonim para drejtësisë këta njerëz që e kanë kthyer Deçanin si të ishte ish perëndimi i egër në Amerikën e shekullit 19”, thuhet në fund të reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Deçani./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Lufta ndaj drogës!
Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 200 milionë njerëz në botë përdorin substanca narkotike. Në Kosovë,…
By
4 Min Read
Daçiq: U dakorduam, Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të jetë OJQ
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha sot në Prishtinë se Asociacioni i komunave serbe…
By
1 Min Read
Foto e rrallë: Ibrahim Rugova në ditët e fundit me priftët katolik
Ish Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në ditët e tij të fundit përderisa luftonte me…
By
1 Min Read
Javën e ardhshme vjen një njohje
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosovën deri në…
By
1 Min Read
Filloi projekti i Hashimit “Më katolik se Papa” – Thaçi takon Papa Françeskun
Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Thaçi, në një audiencë private…
By
2 Min Read
Mustafa: Të bëjmë garë se kush mund të bëjë diçka më mirë në këtë vend
Kryeministri Isa Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos jenë pesimistë por…
By
2 Min Read
