Vjen një herë tek mbreti një ateist dhe i thotë:
– O mbret, unë nuk besoj në ekzistencën e Zotit dhe jam gati të dialogoj rreth kësaj çështje me njeriun tuaj më të ditur.
Mbreti donte ta ndëshkonte atesitin, por nuk donte që njerrëzit të mendonin se ateisti triumfoi në debat me mbretin, prandaj thirri dijetarin e madh Ebu Hanife. Kur i erdhi Ebu hanifes lajmi nga mbreti, ai shkoi tek ai dhe i tha:
– O mbret, unë do të prezantoj në debat, por më parë më jep kohë të mbaroj një çështje të rëndësishme për mua, në fshatin përbri dhe më pas do të kthehem menjëherë tek ty?
Mbreti e lejoi, por Ebu Hanife po vonohej shumë dhe atesiti po ndjehej fitimtar dhe i kërkoi mbretit që të largohet, sepse as Ebu Hanifja nuk mund ta bindte atë për ekzistencën e Zotit. Befas hyn Ebu Hanife dhe kërkon të justifikohet për vonesën duke thënë se rrugës duke u kthyer nga fshati përbri i duhej të kalonte një lum dhe nuk kishte asnjë varkë që ta kalonte në bregun tjetër, por duke pritur për ndonjë varkë Ebu Hanife pa një gjë shumë të çuditshme. Ai tregoi se pa drurët e pemëve të rrëzoheshin vetë, më pas të ndërthureshin me njëra-tjetrën dhe të shfaqej një çekiç që vetë filloi të mbërthejë drurët me gozhdë. Në fund ai pa se si para tij u ndërtua një varkë vetë. Hypi në të dhe kaloi në bregun tjetër për të prezantuar në dialogun me atestin.
Ateisti kur dëgjoi tregimin e Ebu Hanifes filloi të tallej dhe tha:
– Vetëm një njeri i çmendur mund ta thotë këtë fjalë dhe askush nuk mund ta besojë! Si mund të prihen drurët vetë dhe gjithashtu vetë të mbërthehen me gozhdë! Si mund të ndërtohet prejt tyre vetë një varkë!
Ebu Hanife buzëqeshi dhe tha:
– Nëse është e pamundur logjikisht që të besojmë se një varkë të ndërtohet vetë, atëherë si mund të besojmë logjikisht se ky univers me qiellin, tokën, diellin dhe hënën është krijuar vetë dhe pa një Krijues!
Ateisti mbeti me gojë hapur dhe tha:
– Po, me të vërtetë ky univers ka Krijuesin e tij që e krijoi dhe sistemoi në mënyrë të përsosur çdo gjë në të dhe Ai është Allahu.
You Might also Like
Lëvizja BESA pas takimit me PPD-në: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e vullnetit politik
Në vazhdën e bashkëpunimit dhe koordinimit të hapave opozitarë lidhur me zhvillimet aktuale politike, sot…
By
2 Min Read
Pastërtia në islam
Shumë herë dëgjojmë njerëzit duke folur për pastërtinë, nevojën për te dhe se ajo paraqet…
By
32 Min Read
Kërkohet hetim i ri për shkollat e Gulenit në SHBA
Për shkak të lidhjes me organizatën terroriste “strukturat paralele” (FETO/PYD), nga autoritetet e Kalifornisë kërkohet…
By
2 Min Read
Ministri musliman i qeverisë skoceze, i veshur në “kilt”, betohet në gjuhën urdu
Në një demonstrim unik të multikulturalizmit britanik, ministri më i ri në qeverinë skoceze i…
By
1 Min Read
Si hiqet tatuazhi me laser? (Video)
“Smarter Every Day”, çdo ditë kryen nga një vështrim të thellë në diçka që është…
By
1 Min Read
Do të martohesh? Kujdes në këto 7 pika, që mos të thuash “Ah…”
Çdo i ri, martohet duke thurur shumë ëndërra për jetën. Dikush mendon se do të…
By
3 Min Read
