Dijetari i mirënjohur, Nouman Ali Khan në profilin e tij në Facebook publikoi një ngjarje mbresëlënëse rreth ndikimit të leximit të Kuranit në shërimin e fëmijës në spital…
Në vijim lexoni ngjarjen e vërtetë, dhe mbani mend se Kurani është ilaç të cilin duhet më shpesh ta përdorim.
“Djali im i vogël Halidi, menjëherë pas lindjes ishte i detyruar të vendoset në Departamentin e kujdesit intensiv. Ai ka probleme me zemrën, dhe merr frymë dyfish më tepër nga ajo që ka nevojë.
Isha duke qëndruar dhe djalin të cilin e mbaja në krah, ndërsa i lexoja Kuran.
Dhoma ishte e mbushur përplot fëmijë të cilët kishin probleme me frymëmarrjen dhe tensionin e lartë, lus Allahun që t’i shërojë të gjithë.
Sa mbarova me leximin e Kuranit, mu afrua një motër medicinale dhe më tha që gjatë gjithë kohës deri sa lexoja Kur’an, zemra e birit tim dhe të fëmijëve përreth u normalizua.
Ajo gjatë gjithë kohës ka përcjell të dhënat nga aparatet për monitorim dhe ka vërejtur normalizimin e të rrahurave të zemrës dhe gjendje më të relaksuar.
Në fund, mu falënderua që i ndihmova fëmijët me ‘këngën’ time.
O Allah, të lutemi të na shërosh me Kur’an…
Burimi: Akos
Përktheu: Lutfi Muaremi
(Islampress)