Mitropoliti serb Amfilohije lëshon mallkim mbi malazezët, shqiptarët dhe NATO-n

Kreu i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç e ka cilësuar Kosovën dhe Malin e zi si dy shtete të krijuara nga krimi.

Duke folur për debatin e shtaktuar për Demarkacionin, metropoliti serb tha se vëllavrasja mes malazezëve dhe Kosovës po ndodh si shkak i politikës së NATO-s që po kthen në Ballkan Perandorinë e vjetër Austro-hungareze.

Ai ka mallkuar shqiptarët për incidentin e ndodhur në fshatin Mushtisht të Kosovës, kur ata nuk lejuan pelegrinët serbë që të kthehen aty.

Siç bën të ditur gazeta Vijesti, kreu i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije i ka cilësuar si “djaj” qeveritarët e Malit të Zi që nuk kanë dhënë lejen për ndërtimin e një manastiri.

Podgorica prej kohësh po përkrah Kishën Autoqefale Malazeze.

Dhe mitropoliti, në liturgjinë e mbajtur në manastirin e Podmaines tha se “në Podgoricë nuk sundojnë burrat, por monstrat”.

Amfilohije deklaroi se manastiri nga ku po fliste u shkatërrua nga forcat e Austro-Hungarisë dhe shtoi se NATO nuk është gjë tjetër veçse një zgjatim i pushtimit austro-hungarez.

“Tani liderët tanë betohen për aleancën e NATO-s. Ata thonë se NATO është garantuese e sigurisë. Është një siguri që garantohej nga Musolini dhe Hitleri”, tha kleriku i lartë ortodoks.

Amfilohije, duke i cilësuar krerët e Podgoricës me përçmim si “montenegrini”, siç i quajnë edhe italianët, tha se ka ardhur fundi i botës. Ai shprehu urrejtje ndaj pushtetit malazez, që sipas tij nuk ndjek politikat e Moskës.

“Krerët montenegrinë i kanë vënë sanksione Rusisë së Shenjtë, ku ne kemi një fe e flasim një gjuhë, ku ata na kanë ndihmuar në shekuj”.

Kreu i Kishës Ortodokse serbe ka bërë thirrje për protesta kundër hyrjes në NATO të Malit të Zi, në mënyrë që të provokojnë një referendum, ku shpresohet se mund të fitojë “Jo”-ja.

Siç bëjnë të ditur mediat malazeze, mbajtja e këtij referendumi pritet të financohet fuqishëm nga Moska./tesheshi.com/

Artikulli paraprakNdihma humanitare e Turqisë për Kurban Bajramin do të arrij në 130 vende
Artikulli vijuesKy vëllai është pa këmbë dhe pa duar është i rregullt për kujdesin ndaj xhamisë.