RRITET ÇMIMI I NAFTËS PAS MARRËVESHJES MES RUSISË DHE ARABISË

Çmimi i naftës është rritur rreth 3%, pasi Rusia dhe Arabia Saudite kanë arritur një marrëveshje për të kërkuar mënyra për të stabilizuar tregun e naftës.

Pas një takimi të mbajtur ndërmjet ministrave të Rusisë dhe Arabisë Saudite, sipas marrëveshjes së arritur, njoftojnë se çmimi i naftës ka shënuar rritje.

Ky njoftimi u bë nga ministrat e energjisë të të dyja vendeve, Aleksandër Novak dhe Khalid al-Falih. Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit me 1.28 dollarë.

Sipas një deklarate u tha se plani ishte për të mbështetur “stabilitetin e tregut të naftës duke siguruar një nivel të qëndrueshëm të investimeve afat gjate.”

Në fillim të vitit 2016 çmimi i naftës ra në nivelin më të ulët gjatë 13 vjetëve të fundit.

Ministri Novak tha se marrëveshja, e cila mund të përfshijë përpjekjet për të kufizuar prodhimin e naftës, ishte një “moment historik” në mes të anëtarëve të OPEC-ut, që është karteli i prodhuesve tradicionale të naftës.

Ai shtoi se Rusia është e gatshme për t’u bashkuar me një prodhim të naftës, por homologu i tij saudit Falih, tha se ngrirja e prodhimit të naftës tash nuk është “e nevojshme”.

“Ngrirja e nivelit të prodhimit është një mundësitë e mirë, por që sot kjo nuk është e nevojshme,” ka thënë ai, njofton BBC.

Ministrat e të dy vendeve do të takohen përsëri më vonë këtë muaj dhe përsëri në tetor dhe nëntor. Rusia dhe Arabia Saudite janë dy prodhuesit më të madh të naftës në botë.

Artikulli paraprakObama: Takimi me Putinin ishte “konstruktiv por jo vendosës”.
Artikulli vijuesZYRTARE: FIFA LEJON EDHE PESË LOJTARË TË PARAQITEN ME KOSOVËN