Shqipëria është një vend i rrezikshëm. Dhe jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të huajt.
Jo vetëm për ata që vijnë kalimthi si turistë, por edhe për ata që kanë menduar të qëndrojnë gjatë e të investojnë miliona euro.
Një biznesmen libanez, i ardhur në Shqipëri për investuar në një projekt miliona eurosh rrezikoi sot jetën. Ai u rrah barbarisht në rrugën kryesore Tiranë – Rinas, në kryqëzimin e Laknasit.
Faad Mitri, 54 – vjeç, po udhëtonte pasagjer në një makinë që u përplas me një tjetër autoveturë.
Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë bërë për spital dhe më pas janë larguar.
Biznesmeni libanez u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti që pasoi aksidentin.
Por dyshimet janë të forta se kjo ishte një tentativë vrasje.
Cilido qoftë motivi, kjo ngjarje është imazhi më i keq sot për Shqipërinë, në një kohë kur lajme të tilla përhapen me shpejtësi në mbarë globin.
Kush investitor do të vinte në një vend ku i rrezikohet jeta për një të gërvishtur makine?
A do të ketë më të huaj që do të venë jetën në rrezik për të hedhur paratë e tyre në Shqipëri, në këtë vend ku të vrasin edhe për një aksident rrugor, apo edhe për parking?
Ngjarje të tilla, që ndodhin në mes të ditës dhe në kryeqendrën e një vendi, tregojnë se çdokush mund të jetë i kërcënuar dhe i pambrojtur, se Shqipëria është një vend i rrezikshëm, ku dëshira për të investuar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tij, mund të të kushtojë edhe jetën.
You Might also Like
RAST SOCIAL, FAMILJA EMËRLLAHU NGA KUMANOVA JETON NË KUSHTE TË MJERUESHME
Shtyllë mbi të cilën është varur pesha e varfërisë dhe dhimbja e lotit të fëmijëve.…
By
Redaksia
4 Min Read
Malaysia Airlines do shkurtojë 6 mijë punonjës
Drejtuesi i lartë ekzekutiv i Malaysia Airlines, Christoph Mueller në një konferencë për shtyp të…
By
Redaksia
2 Min Read
Qëndrimet egoiste hapin plagë të thella në ndërgjegjen e njerëzimit
"Sot Gana, me demokracinë e fuqishme dhe të qëndrueshme, stabilitetin social, politikë e jashtme paqësore,…
By
Redaksia
2 Min Read
PD i përgjigjet Tahirit: Po bën si vrasës i penduar
Ish Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, edhe sot i ka dalë kundër Saimit Tahirit duke…
By
Redaksia
3 Min Read
Provokon piktorja shqiptare: Një myslimane me ferexhe, nudo dhe me armë
Piktorja shqiptare Meri File ka provokuar me një pikturë të saj, me të cilën prezantohet…
By
Redaksia
0 Min Read
Edukata gati i ka përfshirë dy të tretat e fesë
Imam Abdullah ibën El-Mubarek (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Edukata gati i ka përfshirë dy të…
By
Redaksia
1 Min Read
