Politikani nga Zvicra Bardhyl Mahmutaj ka vazhduar me fyerje raciste ndaj një komuniteti fetarë që e sheh të arsyeshme të mbaj mjekër pas reagimeve të shumta ndaj fyerjeve Mahmuti nuk ka kërkuar falje përkundrazi ka vazhduar të fyej, ja postimi i tij i plotë:
Të dashur miq,
Është interesant se ndaj qëndrimit tim që të dallohet mjekra nga leshi reaguan negativisht pikërisht ata që mbështesin mbulimin e fytyrës me lesh për interesa të huaja. Ku dhemb dhëmbi shkon gjuha thotë një shprehje popullore. Asnjë nga miqtë e mi, që i përkasin besimeve të ndryshme religjioze, nuk u ndie i fyer. Me respekt për të gjithë ata që mbajnë mjekër për shkak të bindjeve të veta personale e jo për t’i imituar rrymat politike të proveniencës religjioze.
Bardhyli