Cornus mas L. (thana)
Kokrrat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato bëhen kompot, prevede, marmelatë. Gjathet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15% taninë.
Frutat e thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe bëjnë mirë në rastet e heqjes së barkut, barkut të verës, posaçërisht të fëmijëve të vegjël.
Merren 1 kg. thana të pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reçeli i përgatitur u jepen fëmijëve dy lugë kafeje në ditë.
Për të shuar etjen te të sëmurët me asht (që kanë mbledhur ujë në bark), këshillohet:
Merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të zihen në një litër ujë për një orë dhe pastaj kullohen. Ky lëng përzihet me lëngun e përfituar nga shtrydhja e shegëve të egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle sa here që i sëmuri ka etje për ujë.
Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut:
Merren 300gram bërthama të thanës dhe piqen si kafeja derisa të marrin ngjyrë të zezë, bluhen në mullirin e kafesë. Mielli i përfituar përzihet me 1 kg sheqer. Fëmijëve u jepet tri herë në ditë 1-3 e lugës së kafesë, në formë pluhuri ose e tretur në ujë. Të rritrit marrin nga një lugë gjelle tri here në ditë.
Mielli i thanave të pjekura përdoret për pudrosjen e fshikave në rastet e ekzemës së lëkurës.
Edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës:
Merren 30 gram eshkë thane dhe zihen në 200 ml. ujë. Lëngu i fituar pihet me nga një filxhan kafeje në mëngjes esëll.
You Might also Like
Cili ishte Faraoni i parë i Egjiptit?
Kush ishte faraoni i parë që bashkoi Egjiptin e Epërm dhe të Poshtëm? Bashkimi politik…
By
Redaksia
4 Min Read
2 mënyra të lehta për të forcuar kockat
2 mënyra të lehta për të forcuar kockat. Konsumoni kalcium dhe vitaminë D.Kalciumi është themeli i…
By
Redaksia
1 Min Read
Lajmi i Fundit: Më 20 mars votohet demarkacioni
Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes ka vendosur që seanca për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit…
By
Redaksia
4 Min Read
Mustafi përfundon pushimet në Gostivar
Futbollisti i njohur shqiptar, Shkodran Mustafi, ka përfunduar pushimet e tij në Gostivar. Anëtari i…
By
Redaksia
1 Min Read
Bie ndjeshëm numri i luftëtarëve të huaj të ISIS-it në Irak dhe Siri
Numri i luftëtarëve të huaj që shkojnë në Irak dhe Siri për t’iu bashkuar organizatës…
By
Redaksia
1 Min Read
Si ta ruajmë shëndetin gjatë muajit të Ramazanit?
Gjatë muajit të Ramazanit mënyra e të ushqyerit tonë nuk duhet të dallojë shumë nga…
By
Redaksia
7 Min Read
