Oliver Ivanoviq del para Gjykatës së Apelit

I dënuari për krime lufte, Oliver Ivanoviq, ka dalë para trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, ku dhe do të mbahet shqyrtimi i gjyqësor ndaj tij, transmeton “zeri”.

Më 21 janar të këtij viti, Ivanoviq ishte dënua nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me nëntë vjet burg për krime lufte.

Ai akuzohej ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve etnikë në Mitrovicë më 14 prill 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s, kur supozohet se ishte lider i një njësie paraushtarake. /Zeri

Artikulli paraprakISH-GUVERNATORI: SAMI LUSHTAKU DHE AHMET SHALA KËRKUAN FAVORE PËR NJERËZ ME TË KALUAR KRIMINALE
Artikulli vijuesKërkohet anulimi i konkursit për specializime