Është pothuajse e paimagjinueshme që kryeqyteti gjerman, Berlini të jetë vendi ku do të mbahen një nga garat më të mëdha kuranore në Evropë.
Sipas kryetarit të Fakultetit Evropian të Shkencave Humane, Dr. Halid Hanefi, dyzet vjet më parë në Gjermani ishte vetëm një musliman që e dinte Kuranin përmendësh, ndërsa ditë më parë në kryeqytetin e këtij vendi kanë përfunduar garat në leximin e Kur’anin përmendësh, ku morën pjesë 520 hafiz nga 25 vende të ndryshme.
Në Konkurs morën pjesë lexues të Kur’anit, nën 35 vjeç, nga të gjitha republikat e Gjermanisë, nga Norvegjia dhe Franca. Rreth një e katërta e pjesëmarrësve në këto gara ishin jo arab, 12 prej tyre ishin gjermanë. Pjesëmarrëse në këtë konkurs ishin edhe 38 femra të cilat gjysmën e Kur’anit e dinë përmendësh. Vendin e parë e zuri refugjati sirian i cili jeton në qytetin gjerman të Hamburgut.
Kryetari i Shoqatës Islamike, organizatë që bashkon shumicën e xhamive në Berlin, Murad Gul, shprehu kënaqësinë e tij dhe optimizmin se procesi i bashkimit të muslimanëve në Gjermani do të shkon edhe më tej.
Dr. Halid Hanefi theksoi rëndësinë dhe rolin e konkursit vjetor në leximin e Kur’anit përmendësh, në ruajtjen e gjuhës së kuranit (arabe), kulturës dhe identitetit islam, duke theksuar se lidhja e përhershme e muslimanëve me Kur’anin është parandalimi më i mirë i të gjitha formave të ekstremizmit.
Si anëtar i jurisë, në konkurs mori pjesë edhe lexuesi i mirënjohur i Kur’anit egjiptiani Ahmed Isa el-Ma’saravi, i cili u bëri thirrje muslimanëve në Gjermani që ta ngjallin frymën e Kuranit në marrëdhëniet e tyre me shoqërinë dhe njerëzit në mesin e të cilëve ata jetojnë dhe punojnë. /Islamgjakova/
You Might also Like
Thirrje për njohjen e Kosovës nga Indonezia
Xhakartë, 18 maj - Din Suamsudin, kryesues i Muhamadijas, organizatës së dytë islamike për nga madhësia…
By
Redaksia
1 Min Read
UP kushtëzon Fakultetin e Studimeve Islame me emërtimin “teologjike”
Fakulteti i Studimeve Islame, sipas vendimit të një viti më parë të Rektoratit, do të…
By
Redaksia
1 Min Read
Marrëveshja me Serbinë imponon ndryshimin e mbi 50 ligjeve
Zbatimi i Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, shumë shpejt pritet t’i…
By
Redaksia
1 Min Read
OKB: Ushtarët e EUFOR-it në Afrikën Qendrore kanë përdhunuar vajza nga mosha 14 vjece
Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se ka akuza të reja për abuzimin seksual të…
By
Redaksia
1 Min Read
Austria pret më shumë se 10 mijë refugjatë
Ministria e Punëve të brendshme e Austrisë pret ardhjen e më shumë se 10 mijë…
By
Redaksia
0 Min Read
Një aeroplan pa pilot i SHBA-së u rrëzua në Turqi
Aeroplani është rrëzuar në një hapësirë të zbrazët në rajonin e qytetit Juregir, me siguri…
By
Redaksia
1 Min Read
