Ushqimet e shpejta dhe të thata shkaktojnë nji numër të konsiderueshëm të smundjeve në organizmin e njeriut, e ma shumë dam shkaktojnë të fëmitë.
Çipsat dhe ushqimet e shpejta janë shkaktarë kryesorë të problemeve shëndetësore deri te steriliteti.
Në nji intervistë për Televizionin Rrokum, pediatri Salih Balidemaj thotë se popullsia në Kosovë, veçanërisht të rijtë konsumojnë ushqime të thata, të cilat nuk kontrollohen e aq ma pak, as nuk studiohen!
Balidemaj thotë se çipsat janë tejsisht të damshme, për shkak se munden me shkaktue dame n’shnetë deri në sterilitet te mashkujt edhe te femnat. Por, ai ja hedh fajin edhe marketeve të cilët ju ofrojnë fëmive te dera e shkollës produkte jo të shnetshme.
Pediatri Balidemaj ju ban thirrje tanë prindëve me parandalue ose kufizue konsumimin e çipsave dhe ushqimeve tjera të shpejta.
Shumë studime në botë tashma kanë vërtetue efektin negativ të këtyne produkteve në shnetin publik e veçanarisht në moshat e reja.