Kryetari i Kinës Xi Jinping gjatë prezantimit të tij në selinë e Ligës Arabe në Egjipt ka deklaruar se shteti i tij plotësisht përkrah Palestinën e pavarur dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytet i saj.
Njëri nga faktorët kyç të procesit paqësor në mes Izraelit dhe Palestinës të cilët si njëra ashtu edhe tjetri komb e duan Jerusalemin si kryeqytetin e vet. Palestinezët zakonisht kryeqytetin e vet e përmendin Jerusalemin Lindor të cilën e mbështet edhe presidenti kinez Jinping.
“Kina fuqishëm mbështet procesin paqësor në Lindjen e Afërt, dhe krijimin e Palestinës së pavarur me kufijtë e saj nga viti 1967 dhe me Jerusalemin lindor si kryeqytet i saj”,ka cek presidenti kinez Jinping para delegatëve të Ligës arabe. Por Izraeli refuzon që me palestinezët të ndajë kompetencën mbi Qytetin e shenjtë të cilin e ka aneksuar në vitin 1967. Kryeministri Benjamin Netanjahu qysh në maj të vitit 2015 ka deklarua se:” Jerusalemi përgjithmonë do të mbetet nën sovranitetin izraelit”.
Presidenti kinez thekson se sa më parë duhet qasur zgjidhjes së kësaj çështje, pasi që sipas fjalëve të tij marrëdhëniet e mira në mes Izraelit dhe Palestinës janë pikët kyçe për paqenë tërë Lindje n e Afërt.
Pushtetarët izraelit, saktësisht Këshilli i Kuvendit Komunal për planifikim dhe ndërtim, ka dhënë leje për ndërtimin e 560 njësive të reja banesore në vendbanimet Ramot dhe Ramat në Jerusalemin Lindor të okupuar nga Izraeli, lajmëroi WAFA. Vendimi ka hyrë në fuqi vetëm dy ditë pasi që presidenti i ri amerikan Donald Trump ka dhënë betimin e tij në Washington.
“Lejet më parë ishin përgatitur, por pushtetarët nuk kanë dashur të lëshojnë gjersa të përfundon mandatin administrata amerikan e presidentit të vjetër Barack Obama, e cila i kishte kritikuar aktivitetet e vendbanimeve te reja izraelite”, ka deklaruar kryetari i Këshillit të Kuvendit Komunale për planifikim dhe ndërtim Meir Turgeman, duke shtuar se edhe qindra të tjera presin për leje.
Burimi : Global cir