Disa pasagjerëve nga Siria, Irani, Iraku, Sudani, Jemeni, Libia dhe Somalia të cilët përmes Aeroportit Ataturk do të fluturonin për në SHBA, nuk u është lejuar hipja në aeroplan
Për shkak të dekretit të presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes së shtetasve nga disa vende, brenda katër ditëve nga Aeroporti Ataturk i Stambollit nuk kanë mundur të fluturojnë drejt SHBA-ve 58 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara, disa pasagjerëve nga Siria, Irani, Iraku, Sudani, Jemeni, Libia dhe Somalia të cilët përmes Aeroportit Ataturk do të fluturonin për në SHBA, nuk u është lejuar hipja në aeroplan.
Mësohet se brenda katër ditëve 58 pasagjerë nuk kanë mundur të fluturojnë në SHBA nga Aeroporti Ataturk, edhe atë 10 pasagjerë më 28 janar, 42 më 29 janar, 4 më 30 janar dhe 2 pasagjerë gjatë ditës së sotme.
Ndërkaq, Turkish Airlines paraprakisht kishte njoftuar se pasagjerëve të cilët nuk mund të shkojnë në SHBA për shkak të ndalesës u ofrohet anulim dhe ndërrim i biletës falas.