Sadik Tahiraj nuk do të vazhdojë ta mbajë më pozitën e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Drenasit.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e nënshkroi sot shkarkimin e tij nga kjo detyrë dhe transferin e tij në një pozitë tjetër të arkivin e komunës.
Në hulumtimin e transmetuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ‘Heshtja e Falsifikimit të Notave’, është dëshmuar se drejtori Tahiraj kishte treguar neglizhencë në verifikimin dhe ndërmarrjen e masave ndaj rastit të falsifikimit të notave në shkollën fillore “Shote Galica” në fshatin Tërdec.