Erdoğan: Duhet të ndryshojmë sistemin për të arritur objektivat 2023

H.E. Recep Tayyip Erdogan, Prime Minister of Turkey, United Nations Alliance of Civilizations (UNAOC) Rio Forum

“Për të arritur rezultate në luftën tonë kundër terrorizmit, për të arritur objektivat tona 2023 duhet të ndryshojmë sistemin.

Në të kundërt do të pengojmë vizionet 2052 dhe 2071 për të rinjtë tanë”

Për të arritur rezultate në luftën kundër terrorizmit dhe për të arritur objektivat 2023 duhet të ndryshohet sistemi, është shprehur sot Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në sheshin “Dëshmorët e 15 korrikut” në qytetin Gaziantep, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e hapjes për veprat e përfunduara në shërbim të popullatës.

Pasi ka vënë në dukje se qyteti Gaziantep është një qytet i cili në çdo periudhë të historisë së tij nuk ka hezituar të përparojë për pavarësinë dhe për të ardhmen, për vendin dhe popullin, Erdoğan është shprehur se “Të pavetëdijshmit që kundërshtojnë sistemin presidencial dhe ndryshimin e kushtetutës, fatkeqësisht thonë gjithmonë gënjeshtra dhe shprehen gabim.”

“16 prilli do të jetë një rilindje”

Ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Erdoğan ka theksuar se “Me lejen e Allahut 16 prilli do të jetë një rilindje. Shpresojmë që kjo ringjallje të jetë një shenjë e rimëkëmbjes. Së bashku do të marrim një rezultat i cili do të turpërojë ata që nuk besojnë dhe nuk kanë besim tek ju. Turqia ka nevojë për një qeveri të fortë në këtë periudhë delikate ku ajo po kalon. Për të arritur rezultate në luftën tonë kundër terrorizmit, për të arritur suksese nga përpjekjet në rajon, për të arritur objektivat tona 2023 duhet të ndryshojmë sistemin. Në të kundërt do të pengojmë vizionet 2052 dhe 2071 për të rinjtë tanë.”

Artikulli paraprakDisa rregulla për erëzat
Artikulli vijuesMungesa e perspektivës zbraz veriun e Malit të Zi, largohen banorët e Plavës dhe Gucisë