Studiuesit amerikanë kanë provuar se truri i atyre që përdorin rregullisht pluhurin e bardhë tregon shenja plakjeje më herët se bashkëmoshatarët që nuk kanë përdorur kurrë lëndë narkotike.
Studimi i publikuar në “Molecular Psychiatry”, përfshinte 120 persona me moshë të njëjtë, gjysma e të cilëve kishin varësi nga kokaina, ndërsa pjesa tjetër nuk e kishin provuar kurrë atë.
Pasi skanuan trurin e tyre, studiuesit zbuluan se volumi i humbjes së materies gri në trurin e atyre që konsumonin kokainë ishte më i shpeshtë dhe për pasojë edhe truri i tyre shfaqte shenja plakjeje në krahasim me grupin tjetër.
Sipas studimit, konsumuesit e kokainës humbasin rreth 3,08 ml të volumit të trurit në vit, gati dyfishin e personave që nuk përdorin lëndë narkotike.
“Me kalimin e viteve të gjithë humbasin materien gri të trurit, por kokaina bën që kjo humbje të mos varet nga vitet, duke e plakur trurin përpara kohe.”- shpjegojnë specialistët.
You Might also Like
Çfarë duhet të dini rreth kalorive?
Kaloritë (më saktësisht numri i tyre) janë obsesion i shumë femrave të cilat dëshirojnë të…
By
Redaksia
3 Min Read
3 simptomat të cilat femrat nuk duhet t’i neglizhojnë
Te ngarkuara me pune, me shume pak kohe te lire, femrat shpesh e lënë pas…
By
Redaksia
3 Min Read
Diabeti dhe humbja e shikimit
Ndërsa mbipesha bëhet problem shëndetësor global, edhe një prej pasojave të saj – diabeti i…
By
Redaksia
2 Min Read
Çaji i gjelbër i shëndetshëm edhe për sytë
Përbërësit e çajit të gjelbër mund të arrijnë deri në indet brenda syrit dhe të…
By
Redaksia
1 Min Read
Vitamina K2, shpresë e re për të sëmurët me Parkinson
Hulumtimi i publikuar në revistën “Science” për aplikimin e vitaminës K2 te të sëmurët nga…
By
Redaksia
2 Min Read
Dhjetë arsyet e ndjenjës së lodhjes
Shkaku nr.1 :Gjumë i pamjaftueshëmKjo gjë ka efekte negative në përqendrim dheshëndet. Për adultet është…
By
Redaksia
5 Min Read
