Topalli: Ushtria ide e VV-së, nga e cila përfitoi Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për formimin e ushtrisë është dështim i diplomacisë së vendit.

Ai ka deklaruar se kjo cështje ka mundur të sqarohet me miqtë e Kosovës, në mënyrë që të shmangen situata të tilla, duke shtuar se megjithatë ushtria nuk mund të mbetet peng i serbëve në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.“Qëndrimi i SHBA-së në raport me ushtrinë na është i njohur nga mediat.

“Vetëvendosje është për themelimin e ushtrisë. Por kjo nuk do të thotë që e mbështesim presidentin. Më vjen mirë që edhe pozita po përfiton nga idetë e opozitës. Presidenti e ka shpërbërë dikur një ushtri, tani po do të krijojë një tjetër”.“Ne jemi të interesuar që cështja e ushtrisë të rregullohet me kushtetutë. Por në kuvend i kemi përfaqësuesit serbë, që nuk do ta votojnë ndërrimin kushtetues. Kështu që nuk duhet që ushtria të mbetet peng i tyre. Natyrisht që kjo cështje duhet të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë. Na duhet edhe partneriteti me NATO-n”. /klankosova.tv Edhe ne si Vetëvendosje jemi të interesuar që të kemi raporte të mira me SHBA-në. Qëndrimi i saj ndaj ushtrisë mendoj që është dështim i diplomacisë së vendit. Është dështim i qeverisë dhe presidentit. Sepse është dashur që me këto raporte të mira që të konsultohemi së pari dhe t’ua sqarojmë”.

Artikulli paraprakPse Kavaja përbën provën e parë të krizës politike në Shqipëri
Artikulli vijuesFunta forcohet kundrejt dollarit pas aktivizimit të Brexit