Rritet çmimi i bukës, cigareve…

Në muajin tetor të këtij viti janë rritur çmimet e ushqimeve në Kosovë, krahasuar nga muaji paraprak, tregojnë të dhënat e publikuara dje nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,2% në muajin tetor 2017 krahasuar me muajin shtator 2017”, thuhet në raportin e ASK-së.

Por, edhe çmimi i cigareve është rritur për 0.1 për qind.

Siç njofton ASK, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet: buka dhe drithërat (1,5%), qumështi, djathi dhe vezët (1,8%), perimet (4,1%), raporton Insajderi.

Por, në muajin tetor, krahasimi i çmimeve të konsumit me muajin shtator, tregon se ka pasur ulje në çmimet e pemëve (-3,9%) dhe e shërbimeve për transport.

 

Artikulli paraprakArkivi Rosenholz, 280 000 dosje me informacion mbi agjentët e zbulimit
Artikulli vijuesÇ’po ndodh me SHBA, bebet e bardha tani janë minorancë