Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Diabetit, Human Care ka dhënë mundësinë që të gjitha gratë, e në veçanti ato shtatzëna të bëjnë testin e glicemisë (sheqerit në gjak ).
Moto ndërkombëtare me rastin e kësaj dite është “Gratë dhe diabeti”, ku i kushtohet parandalimit të diabetit gjatë shtatzënisë apo diabetit gestational.
Sot në botë jetojnë mbi 200 milion gra me diabet, shumica nga to nuk kanë trajtim dhe edukim.
Diabeti është shkaku i nëntë i vdekjes së grave në nivel global, duke shkaktuar 2.1 milionë vdekje çdo vit.
Përafërsisht një në shtatë lindje është prekur nga diabeti gestational (GDM), që është një kërcënim i rëndë dhe i lënë pas dore për shëndetin e nënës dhe fëmijës.
Ky aktivitet ka për qëllim vetëdijesimin e grave, posaçërisht të shtatzënave për kontroll të rregullt të nivelit të sheqerit në gjak