Përse skuqet fytyra kur kemi turp? Ja si ta shmangim
Çfarë është turpi?
Turpi është një nga mbrojtësit e natyrshëm të trupit të njeriut. Qëndrimet e vështira ose të sikletshme, trupi i percepton si rrezik nga i cili duhet të mbrohet, kështu që ai reagon me taktikën “sulm dhe tërheqje”.
Turpi është ndjenjë e fituar, jo e lindur, dhe shtohet ose pakësohet në varësi të natyrës së personalitetit të njeriut ose edukimit të tij.
Çfarë ndodh me trupin e njeriut gjatë turpit?
Kur ndjeheni të turpëruar ose jeni të zënë ngushtë, trupi nxjerr sekrecionin e hormonit të adrenalinës, i njohur si hormoni ‘sulm dhe tërheqje’. Frymëmarrja bëhet më e thellë dhe rrahjet e zemrës më të shpeshta. Kjo shkakton zgjerimin e bebes së syve dhe zgjerimin e enëve të gjakut, duke përfshirë damarët e pranishëm në lëkurën e fytyrës për të nxitur rrjedhjen e gjakut, dhe për të përmirësuar rritjen e oksigjenit në tru dhe në të gjithë organet e tjerë.
Kjo rritje në qarkullimin e gjakut, shkakton skuqje të fytyrës dhe që tregon ndjenjat e turpit dhe sikletit.
Mund të themi se nga ana shëndetësore, të skuqurit nga turpi nuk është aspak e dëmshme.
Pse disa njerëz skuqen ndërsa të tjerë jo?
Ta themi thjesht, për shkak se trupat e njerëzve ndryshojnë nga personi në person, ndryshon edhe reagimi i tyre. Ne vëmë re, për shembull, se njerëzit me lëkurë ngjyrë kafe skuqen më pak se njerëzit me lëkurë të bardhë. Nga ana tjetër, damarët e gjakut në fytyrën e disa njerëzve janë më afër sipërfaqes të lëkurës se te disa të tjerë.
Çfarë lloj mbrojtje është kjo?
Shkencëtarët besojnë se kjo është e kufizuar tek njerëzit. Kjo metodë është për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të dërguar mesazhe nëpërmjet gjuhës së trupit; nëse sjellja është e papranueshme, ose në qoftë se jeni në pozitë të turpshme, skuqja ndodh automatikisht si një lloj i reagimit që lidhet me personin përballë. Ne mund të themi, që ndroja është mënyra e mbrojtjes së trupit në rrethana të ngushta që ju gjendeni.
Por, ndroja mund të shkaktohet edhe nga disa çrregullime psikologjike të tilla si ankthi nga shoqëria apo fobia shoqërore.
Si mund ta kapërceni dhe ta shmangni skuqjen e fytyrës?
Ju nuk mund të kontrolloni reagimet e trupit, por mund të ndiqni mënyra për t’u përballur me to, ose për të zbutur ndikimin e tyre.
– Pranoni veten ashtu si jeni, ai që ju do, nuk do të ndalojë së dashuri sepse ju keni drojë.
– Merrni frymë thellë në situata kritike.
– Mos e qortoni veten në asnjë mënyrë pse skuqeni.
– Mos harroni, vetëm personat me ndjenja skuqen, dhe injorimi i çdo gjëje nuk është i mirë.
– Nëse nuk ju pëlqen të skuqeni në fytyrë, mos harroni se shumë njerëz mendojnë se është një gjë e veçantë dhe tërheqëse.
– Bëni disa ushtrime para pjesmarrjes në një event, si ushtrime para pasqyrës për shembull.
– Mos u përqëndroni në skuqjen dhe drojën tuaj! Për të shmangur të menduarit në lidhje me këtë, fokusohuni në bisedën që do bëni ose që jeni duke bërë.
– Relaksohuni! Sa më shumë të sforcoheni për të ndaluar të skuqurit, aq më shumë gjaku do shkojë në fytyrë.
– Nëse skuqeni, ju duhet të falenderoni trupin, pasi ai po ju mbron nga një shpërthim i brendshëm duke e nxjerrë atë në sipërfaqe.
– Pini ujë mjaftueshëm! Shumë herë skuqja vjen për shkak të dehidratimit.