
Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë e ka dekriminalizuar përdorimin e marijuanës.
Gjykata konstatoi se përdorimi i marijuanës ose i formave të tjera të drogës që bazohen në kanabis, nuk mund të konsiderohet krim.
Kodi Penal ekzistues i Gjeorgjisë e përcakton përdorimin e vazhdueshëm të marijuanës dhe posedimin e mbi 70 gramëve të kanabisit të thatë si krim, për të cilin individët mund të përballen me ndëshkim, por jo burgim.
Partia opozitare Girchi ka udhëhequr fushatën për dekriminalizimin e përdorimit të marijuanës.