Bekim Jashari ka dhënë betimin e tij para asamblistëve të Skenderajt, si kryetar i kësaj komune.
Jashari i falënderoi qytetarët për besimin e dhënë, ndërsa tha se do të bëjë më të mirën e mundshme.
Kryetari i ri i Skenderajt tha se sot është dita kur do të fillojë qeverisja e bazuar në llogaridhënie dhe transparencë.
Ai tha se jo rastësisht në fushatë nuk ka premtuar asgjë përveç transparencës e llogaridhënies, pasi sipas tij, kjo do të sjellë më shumë investime në arsim, shëndetësi, sport e në të gjitha fushat.
Jashari tha e nuk do të lejoj që në qeverisjen e tij të shkelet ligji.