Ndarja e drejtorive me Vetëvendosjen në Prizren, është në fazën përfundimtare

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka deklaruar për ‘Gazeta Blic’, se ndarja e drejtorive me Vetëvendosjen në Prizren, është në fazën përfundimtare.

Ai pohoi se sot do të kenë takime me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën, dhe deri më datën 15 janar gjithçka do të jetë në rregull.“Kemi një marrëveshje paraprake, por edhe sot kemi me u taku me kryetarin e Prizrenit, deri me datën 15 janar gjithçka do të jetë në rregull”, është shprehur Avdyli.

Tutje Avdyli, u shpreh optimist sa i përket kësaj çështje, ai deklaroi se kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla dhe shumë shpejt do të zgjidhet kryesuesi.“Një delegacion i yni, sot do të takohet me VV-në dhe do të diskutojnë, kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla, me 15 janar zgjidhet kryesuesi”, ka përfunduar deklaratën Avdyli për Gazeta Blic.

 

Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje shpejt do të finalizojë marrëveshjet me LDK-në dhe partitë e komuniteteve jo shumicë për qeverisjen në Prizren.

Në saje të këtij bashkëpunimi me partnerët e koalicionit, sipas tij, janë siguruar shumica e votave edhe për zgjedhjen e Artan Abrashit për kryesues të Kuvendit të Komunës.Abrashi, i cili është edhe kryetar i VV-së në Prizren, ditë më parë ka thënë se kanë arritur marrëveshje me LDK-në për të bashkë qeverisur me Komunën e Prizrenit. Sipas tij, LDK do të ketë tri drejtori dhe postin e nënkryetarit të Komunës./GazetaBlic/

 

Artikulli paraprakThaçi në dilemë për pjesëmarrjen në SHBA
Artikulli vijuesLargohen njerëzit e Llallës, hiqen drejtuesit në 4 prokurori