Një kompani në kantonin Graubunden të Zvicrës ka paraqitur një armë e cila është e dizajnuar për t’i rrëzuar dronët e vegjël.
Arma është e ndërtuar në atë mënyrë që në vete ka një rrjetë, një pistoletë dhe një shurdhues.
Pistoleta është e paraparë që të “neutralizojë shpejt dhe lehtë dronët”, dhe sipas firmës ajo garanton që do të kapë dronët që fluturojnë deri në 30 metra.
Kjo armë është e para e këtij lloji në mbarë botën. Armët ekzistuese me rrjetë kanë një shtrirje më të vogël.
Mediat zvicerane kanë raportuar se kjo armë është përdorur gjatë ngjarjeve të fundit në vend, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump. Megjithatë, nuk janë dhënë detaje të tjera sa i përket suksesit të përdorimit të kësaj arme.
Rreziqet nga dronët:
Një hap i tillë është ndërmarrë në mbrojtje nga dëmet e dronëve. Dronët shpesh herë po përdoren për transportim të drogës, të futjes së telefonave brenda burgjeve.
Në vitet e fundit, burgjet në Zvicër kanë shprehur një shqetësim në rritje sa u përket dronëve.