Selanik, 31 dhjetor – Një operacion i policisë greke ka vënë në pranga 28 vetë, që ishin të përfshirë në një rrjet të madh të trafikut të drogës.
Operacioni është shtrirë në qytetet e Selanikut, Agrinios dhe Volosit. Shumica e të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, të cilët bashkëpunonin me disa grekë dhe disa ciganë, transmeton BW.
Grupi kishte bashkëpunëtorë edhe 3 zyrtarë të lartë të policisë së Agrinios, të cilët iu jepnin informacione trafikantëve për kontrollet e policisë, duke i shpëtuar nga zbulimi.
Sipas policisë rrjeti funksiononte duke sjellë drogën nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit dhe duke e shitur në Greqi e kryesisht në këto tre qytete, ku u zhvillua operacioni. Gjithçka u zbulua nga përgjimet telefonike që kryheshin prej 10 muajsh.
Në shtëpitë e të arrestuarve policia gjeti dhe sekuestroi, armë, sasi të vogla droge dhe mijëra euro, ndërsa po kërkohet vendi që shërbente si magazinë për grumbullimin e drogës së trafikuar.
Hetimet vazhdojnë dhe policia thotë se priten edhe arrestime të tjera. /koha
You Might also Like
Kërcënohen ish-pjesëtarët e UÇK-së
Përveç projekt-ligjit të VMRO-DPMNE-së që anashkalon luftëtarët shqiptarë nga të drejtat e veçanta që parashihen…
By
3 Min Read
Karaxhiç duhej të dënohej minimum me burg të përjetshëm
Dje përfundoi gjykimi ndaj Radovan Karaxhicit, i cili u dënua me 40 vjet burg, ku…
By
1 Min Read
Bilall Kasami: Me fjalën BESA maqedonasit kanë nisur ta mësojnë gjuhën shqipe!
Almakos ka kontaktuar zyrën për media në Lëvizjen BESA që të shpjegojë qëndrimet e kryetarit,…
By
2 Min Read
Bora e zbrazi kampin për refugjat në Tabanoc
Rrjedha e refugjatëve në veriun e vendit dje u ulë për shkak të kushteve të…
By
1 Min Read
Serbët kërcënojnë me mospagesë të doganave
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin tha se nga serbët…
By
1 Min Read
RUMANIA SHPALL TË PAVLEFSHËM REFERENDUMIN
Zyrtarët rumunë kanë deklaruar se referendumi për shkarkimin nga detyra ose jo të presidentit Trajan…
By
1 Min Read
