Kajro – Një ish-grup xhihadist, tha të hënën se do të mbështesë një kandidat islamik të moderuar në zgjedhjet presidenciale të Egjiptit që mbahen muajin e ardhshëm, kjo bëhet një goditje e fuqishme ndaj Vëllazërisë muslimane.
Njoftimi nga Xhema Islamiya (Xhemati Islamik)ofron një nxitje që shton shanset për votimin e Abdel-Moneim Abolfotoh në 23-24 maj. Ai mori një miratim të ngjashëm edhe nga grupi Selefi javën e kaluar.
Abdel-Maged zyrtar i lartë i Xhematit Islamik, tha se një sondazh i brendshëm ka treguar se shumica në grupi e mbështetsin Abolfotoh.
“Ne mendojnë se është shumë për Vëllazërinë Myslimane të ketë të gjitha: Parlamentin me dy dhomat e të tij, presidencën dhe qeverinë” tha ai. “Kjo është e dëmshme për tërë lëvizjen islame”.
Mbështetja e Xhematit islamik ka të ngjarë të përmirësoj paraqitjen e Abolfotoh në bastionet e grupit në krahinat në jug të Kajros. Ai gjithashtu la Vëllazërinë, grupin më të madh politik të Egjiptit, sa më shumë e izoluar që lëviz, gjendet më pranë një konfrontimi me gjeneralët e vendit në pushtet.
Vëllazëria fitoi afër gjysmën e vendeve në parlament në zgjedhjet e fundit. Lëvizja e vijës së tradicionale të Selefive, e cila përkrah zbatimin rigoroz të Sheriatit, – ligjit islamik, fitoi afërsisht një të katërtën e vendeve në parlament.
Saad Emara, një ligjvënës dhe një anëtar i lartë i Vëllazërisë myslimane, shprehën shqetësimet mbi ndarjen e votës islamike, por tha se “kalkulimet politike” të Selefive mund të kenë shtyrë ata që të mbështesin një rival “për të kufizuar kompetencat e Vëllazërisë Myslimane.”
Xhemati Islamik ishte përfshirë në vrasje të Sadatit, presidentit egjiptian më 1981 .Grupi kishte luftuar regjimin e ish-presidentit Hosni Mubarak me një kryengritje të përgjakshme në vitet 1980 dhe 1990, duke kërkuar të krijojë një shtet islamik në Egjipt para se të heqnin dorë nga lufta e armatosur dhe duke lëvizur në politikë. /AsociatedPress
You Might also Like
Kurtullmush: Nuk lejojmë që Mosulli të kthehet në pellg gjaku
Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se Turqia nuk do të lejojë që qyteti irakian…
By
Redaksia
2 Min Read
Ministri i jashtëm i Katarit: Vizita e emirit në Gazza, fillim i rindërtimit të qytetit
Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i jashtëm i Katarit, shejh Xhasim bin Xhabir, është shprehur se…
By
Redaksia
2 Min Read
“Lamtumirë Vëlla” e fëmijëve palestinez shpallet fotografia e vitit nga AA
"Lamtumirë Vëlla" e fëmijëve palestinez shpallet fotografia e vitit nga AA Janë publikuar përfundimet e…
By
Redaksia
2 Min Read
Kardavi: “Sejjid Kutbi është një nga të mëdhenjtë e këtij ummeti”
Kryetari i Unionit te Dijetarë muslimanë në lidhje me Sejjid Kutubin në profilin e tij…
By
Redaksia
1 Min Read
Vazhdon sulmi i budistëve kundër myslimanëve në Mianmar
Një grup budistësh të shtetit Arakan të Mianmarit kanë sulmuar një vajzë myslimane duke vrarë…
By
Redaksia
1 Min Read
Arabia Saudite: Mbreti shkarkon ministrin e shëndetësisë për shkak të tonit të lartë ndaj qytetarit
Kujdestari i dy xhamive të Shenjta, Mbreti Selman ka lëshuar një urdhër mbretëror me të…
By
Redaksia
2 Min Read
