A do ta shtyjë Putini Sirinë në një 'Prishtinë' tjetër?

Ishte shumë e përshtatshme që Franca, si ish-fuqia mandatore në rajon, dhe ambasador i së cilës Louis Delamare u patë vra në Liban, në një operacion të sponsorizuar nga sirianët në vitin 1981, ishte ajo që duhet të marrë rolin udhëheqës në njohjen e grupit të ri, opozitës së bashkuar që po luftojnë kundër regjimit Asad, Koalicionit Kombëtar të Kryengritjes siriane dhe forcave opozitare.
Qeveria franceze e François Hollande është duke i ftuar vendet e tjera të Bashkimit Evropian, dhe shpresojmë se edhe BE-ja si një tërësi, do t’iu bashkohet atyre në njohjen e grupit të ri si përfaqësues legjitim të popullit sirian.
Në të gjitha mjediset flitet për përshkallëzim të përpjekjeve për të rrëzuar Presidentin Bashar al-Asad, vecanërisht tashmë që u konfirmua rizgjedhja e presidentit Barak Obama, kjo mundësi nuk duket të kalojë si një zbrazëti e dukshme kur është fjala se duhet marrë parasysh se çfarë do të jetë edhe reagimi rus.
Këtë herë, pozicioni rus është i ndryshëm nga ai që ishte në vitin 2011, kur Rusia ra dakord (me keqardhjen e saj të mëvonshme) për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB që autorizoj ndërhyrjen në Libi . Në atë kohë, presidenti Dmitry Medvedev, ndryshe nga Putini, kishte deklaruar se ai nuk e konsideron si të gabuar miratimin e rezolutës së OKB-së.
Këtë herë Putini, i cili i ndërroi pozitat me Medvedevin, është tani në krye të dy posteve de fakto dhe de jure. Rusia po vjen vazhdimisht me disfata, jo vetëm në rastin e Libisë, por edhe në Kosovë, më herët. Putin nuk është i predispozuar për tu bërë favore aleatëve perëndimorë.
Nëse regjimi i Basharit do të vihet në një pozicion më të kërcënuar, a mund kjo ta shtyjë Putinin, të joshet për tu tërhequr një Prishtinë tjetër? – Ishte momenti në vitin 1999, kur trupat ruse, në mbështetje të aleatëve të tyre serbë, dërguan një kolonë ushtarake për të pushtuar Aeroportin e Prishtinës, në Kosovë. Komandanti Suprem i Aleatëve (SACEUR), ëesley Clark, ishte në favor të bllokimit të shtegut kundër përforcimeve ruse (me bllokad ushtarake ajrore dhe tokësore), por oficeri britanik i cili ishte udhëheqës ushtarak në vend në Kosovë, Michael Jackson, nuk e pranoi rekomandimin e Clarkut, pasi e vlersoj si potencialisht shumë të rrezikshme konfrontimin Lindje-Perëndim, prandaj ai e shmangu atë.
Zgjedhja e konfliktit në rajon ka nevojë për më shumë se sa Francën, për ta kthyer valën e zgjidhjes së çështes në Siri. Ajo duhet ta përfshijë edhe Britaninë dhe shtetet e tjera Perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, si dhe Lidhjen Arabe, edhe Këshillin i e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) vende të cilat tashmë e kanë njohur lëvizjen e re opozitare siriane opozitar, ngjashëm siç ka bërë edhe Turqija.
Por nuk duhet të nënvlerësuar asnjëherë forcën kundërshtuese që paraqet Rusia e përfaqësuar nga Vladimir Putini. Ai mund të jetë ose të mos jetë i shqetësuar nga të qenit në anën e gabuar të Pranverës Arabe të dominuar nga sunitë, edhe pse ai nuk e tregoi haptas asnjëherë pozicionin e tij deri më tani.

Dr. Charles G. Cogan
Qendra Belfer për Shkencë dhe Marrdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Kenedi të Hardvardit

Huffingtonpost/kohaislame.com

Artikulli paraprakPorositë SMS në rënie
Artikulli vijuesRoli jetik amerikan në shtetformimin e Shqipërisë dhe Kosovës