Pas një serie më pak të suksesshme të pajisjeve me Windows Phone, Nokia me modelin Lumia 920 në shumë tregje më në fund ka arritur një sukses deri diku.
Megjithatë, sipas analistit dhe komentatorit të Forbes Tristan Louis, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për ndryshimin e trendeve negative dhe nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm në rimëkëmbjen e kësaj kompanie.
Nuk duhet të injorohet fakti se Nokia tashmë në gjashtë tremujorë me radhë ka pësuar humbje, ndër to ka pasur edhe me vlerë deri në një miliardë dollarë.
Kjo kompani ndërkohë ka kryer një ristrukturim të plotë të mbylljeve të fabrikave në Evropë, eliminimin e mijërave vendeve të punës dhe shitjen e pronave.
Louis thotë se viti 2013 do të shënohet me ikjen e Nokia-s nga tregu i telefonëve dhe pajisjeve smartfonë dhe parashikon se kompania në të ardhmen do të fokusohet në komponentë software and services, derisa divizionin e telefonave dhe infrastrukturën do t’ia shesë kompanisë Huawei apo Microsoft.
Louis më tej thekson se Nokia ka investuar shumë në platformën jo të sigurt Windows Phone e cila nuk është treguar e mirë në treg dhe se është vetëm çështje kohe se kur do të fillojnë të konkurrojnë Huawei dhe Microsoft për marrjen e pjesës së kësaj kompanie.
Duhet të thuhet edhe se spekulimet e deritanishme rreth marrjes së divizionit të telofinsë së Nokia-s nga ana e Microsoft-it shumë shpejt u demantuan dhe ndoshta kompania Huawei në fund nuk do të jetë ajo e cila do ta blejë. Nuk duhet të jesh një gjeni për të arritur në përfundimin se Nokia me këto të ardhura dhe në këtë formë nuk do të mund të ekzistoj për shumë kohë. (CIO
You Might also Like
Rivaliteti në rritje mes Google e Amazonit
Një “luftë” e rrallë në industrinë e teknologjisë ka filluar në mes gjigantëve Google e…
By
1 Min Read
Zbulim: Li-Fi është 100 herë më i shpejtë se WiFi
Li-Fi, është një teknologji e re pa tela që transmeton të dhëna duke përdorur dritën…
By
1 Min Read
Kjo pajisje ju ndihmon të jeni më i sigurtë (Video)
Kjo pajisje ju ndihmon të jeni më i sigurtë ./Kumti.com
By
0 Min Read
“Çmendet” Google
Ka disa kohë që vizitorët që klikojnë në Google.com nga territori i Shqipërisë, herë pas…
By
1 Min Read
Avionët dhe çudirat e teknologjisë
Në vitin 2050 do të udhëtojnë me avionë që do të bëhen transparentë gjatë fluturimit,…
By
5 Min Read
Zbulohen disa pamje të iPad Mini
Fotografitë e reja të një tableti me prodhues dhe dizajn nga ndërmarrja Apple u…
By
2 Min Read
