A i besohet Lavrovit: Egjipti do t'i bashkohet Rusisë në operacionet në Siri?

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se vendi i tij do të arrijë bashkëpunimin me Egjiptin në operacionet ushtarake në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç tha Lavrov për kanalin shtetëror, negociatat për zgjidhjen e krizës në Siri nuk ngjallin shpresë në qoftë se në to nuk përfshihet Irani duke theksuar se në këto negociata duhet të përfshihet edhe Egjipti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania.

Lavrov tha se ai kishte një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry.

“Me homologun egjiptian u arrit një marrëveshje për bashkëpunim në gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe operacionet “anti-terroriste” në Siri”, tha Lavrov.

Ai shtoi se ata ishin të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane(FSA), por megjithatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk morën koordinatat e pozicioneve të grupeve “terroriste” as pozicionet e patriotëve.

Artikulli paraprakFëmijët-refugjatë sirianë: Kushtet në kampet turke janë të përshtatshme
Artikulli vijuesSHBA, protestë kundër dhunës policore dhe racizmit