A jemi ne të gatshëm për momentin e vdekjes?!

Në Riad jetonte një vajzë me familjen e saj. Ishte 15 vjeçare dhe shkonte në klasën e 8 të shkollës fillore të hifzit të Kur’anit. Kishte mësuar 27 xhuza përmendësh nga Libri i Allahut. Në gjysmëvjetorin e dytë të klasës së tetë duhej ta përfundonte tërë Kur’anin, por…

Ishte muaji Ramazan, muaji i mëshirës së Allahut, faljes së mëkateve, shpëtimit nga zjarri, muaji i Kur’anit, muaji i veprave të mira dhe muaji i natës e cila është më e mirë se njëmijë muaj!

Në një ditë të muajit Ramazan, pas namazit të ikindisë, vajza qëndronte në dhomën e saj duke përsëritur atë që kishte mësuar përmendësh nga Kur’ani. Motra e saj hyri në dhomë dhe i tha asaj: “Motër, nëna po të thërret”. Vajza u përgjigj: “Më falni vetëm edhe pesë minuta, e pastaj do të vij të qëndroj me ju!”

Motra e saj doli, kurse vajza vazhdoi ta përsëriste Kur’anin. Dukë përsëritur arriti deri te surja El-Haxh, te ajeti i sexhdes. Ra në sexhde, porse nuk u ngrit më… ajo ishte sexhdeja e saj e fundit në jetë.

Kjo vajzë vdiq duke bërë sexhde,  – KUJT i binte në sexhde?!

Ajo vdiq duke agjëruar, – për KË?!

Ajo vdiq duke mësuar Kur’an, – për KË?!

Si do të jetë gjendja ime?! Si do të gjendja jote vëlla i dashur dhe ti oj motër e nderuar?! Si do ta kemi ne përfundimin?! Si do të largohemi nga kjo botë?! Dallimi është i madh mes atij që vdes në koncert muzikor, në ndeshje sportive apo në ndonjë “skenë” tjetër dhe atij që vdes si agjërues, duke lexuar Kur’an dhe në sexhde!

A jemi ne të gatshëm për momentin e vdekjes? Çka kemi përgatitur për botën tjetër? Sa, në të vërtetë, ne e kujtojmë vdekjen?!

Artikulli paraprakErdhi për të na vjedhur, ia vodhëm zemrën
Artikulli vijuesNdalu pak minuta