A meriton Maqedonia 24 milion euro për “dajakun”, që ua dha refugjatëve ?

KE ka marrë vendim për të ndihmuar financiarisht Maqedoninë për emigrantët me 24 milion euro nëpërmjet programit IPA. Por sa Maqedonia i meriton këto para, pas fotografive dhe video xhirimeve që “pushtuan”, internetin me dhunën policore ndaj refugjatëve që hynin nga Greqia në Maqedoni.

Për ballë situatës reale në terren, ministri i Jashtëm i Maqedonisë mbrojti taktikën e ndjekur nga shteti i tij për mbylljen e kufirit me Greqinë, duke theksuar se emigrantët nuk janë keqtrajtuar. Nikola Poposki tha se Maqedonia e ndërmori këtë hap për shkak se 3500 emigrantë kalonin kufirin çdo ditë. Madje tha se nuk kishte parë pamje të refugjatëve që keqtrajtoheshin, por tha se atje është bërë një “ndërhyrje” pasi situata “u përkeqësua në mënyrë dramatike”.

Ky i fundit, në disa raste kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian për tu përballur me këtë fenomen, me arsyetimin se Maqedonia nuk mund ta përballon vet një gjendje të tillë.

Skenarit të përfitimit të mjeteve financiare në kurriz të emigrantëve krahas shtetit, iu bashkuan edhe sektori privat dhe ai publik.

Hekurudhat e Maqedonisë ‘Transport’ çmimin e biletës në relacionin Gjevgjeli – Tabanoc e kanë rritur nga 10 në 25 euro. Më pak se një muaj kjo është rritja e tretë në lidhje me biletat në relacionin Gjevgjeli-Tabanoc. Deri më 20 gusht biletat kanë qenë 350 denarë dhe ishte e vlefshme një muaj.

Edhe tregtarët lokalë maqedonas në Gjevgjeli po përpiqen që emigrantëve me çmime shumë të larta t’iu shesin artikuj kryesorë ushqimorë. Në media u raportua se për gjashtë shishe me ujë duhet dhënë 10 euro për një copë çokollatë 5 euro. Pos kësaj, një pako cigare shitet 5 euro e një kg banane 10 dollarë.

Duhet theksuar se kohë më parë, edhe Bashkimi Evropian siguroi 90.000 euro mjete humanitare për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë që të ndihmojë në ballafaqimin me presionin migrues në Republikën e Maqedonisë, njofton Zhurnal.

Edhe për skaj ndihmës së ofruara nga KE, dhe për dallim nga shumë shtete tjera të Bashkimit Evropian, Maqedonia nuk është destinacioni i fundit i migrantëve. Maqedonia shihet si rrugë transitore e tyre për të vijuar rrugën drejt shteteve të BE-së.

Artikulli paraprakPPD i përgjigjet pozitivisht ftesës së Lëvizjes BESA
Artikulli vijuesLëvizja BESA: Dyert janë të hapura për secilin