A mund të ketë pergojim në këtë rast?

0
373

Pyetje: Dikush dëshiron të martohet dhe për këtë ka nevojë që të pyesë të tjerët që e njohin personin për të cilin interesohet. A merr gjynahe personi që pyetet nëse i tregon të gjitha cilësitë, të mira dhe të këqija, për të interesuarin? A mund të ketë përgojim në këtë rast, nëse po, ju lutem, më sqaroni!

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pa dyshim që lejohet, madje obligohet, sepse i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) thotë: “…Edhe nëse të kërkon këshillë këshilloje”.

Argument tjetër që e lejon këtë është se kur Fatimja e pyeti se me kanë kërkuar dorën Muavija, Ebu Xhehmi, çfarë më sugjeron? Ai (salallahu alejhi ue selem) u përgjigj: “…Ebu Xhehmi se heq shkopin nga krahu,  Muavija rreckaman se ka kokrrën e lekut…” Për këtë arsye, rasti në fjalë konsiderohet prej gjashtë rasteve që nuk konsiderohet e folura për atë që se pëlqen tjetri përgojim, siç i ka detajuar më qartë dhe imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë!). Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

28.07.2007