A u helmua Ismail Qemali nga kundërshtarët e tij politik?

96 vjet më parë, krijuesi i shtetit shqiptar, Ismail Bej Vlora, ndërroi jetë në Peruxhia të Italisë.

Gazetari Roland Qafoku thotë se ai është helmuar nga kundërshtarët e tij politikë.

Ismail Qemal Vlora ka vdekur si pasojë e një helmimi në ushqim nga kundërshtarët politikë, shqiptarë dhe të huaj.

Nëse një ditë shteti shqiptar do investohet për të kryer një hetim special me analiza, padyshim vdekja e tij do jetë skandali më i madh dhe ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në historinë e Shqipërisë.

Nderim për burrin e shtetit më të madh që ka nxjerrë shteti shqiptar”, shkruan Qafoku./b.l

Artikulli paraprakKorçë, djali qëllon më sëpatë në kokë babanë e tij
Artikulli vijuesFashistët britanik në protesta kundër muslimanëve