AAK, humbësja më e madhe

Duket se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të jetë humbsja më e madhe e këtyre zgjedhjeve.

Deri tani humbja e saj është konfirmuar, në Pejë, Rahovec, dhe tani edhe në Suharekë. Burime të reporteri.net, nga Suhareka bëjnë të ditur, se kandidati i LDK-së, Sali Asllanaj ka fituar kundrejt Bali Muharremajt të AAK-së, me rreth 1.500 vota dallim. Fitorten e ka shpallur edhe Mimoza Kusari – Lila në Gjakovë. Atëherë AAK rikthehet shumë mbrapa, duke mbajtur pushtetin vetëm në Deçan dhe Junik. /Tribuna/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt: Ka filluar votimi i ndryshimeve kushtetuese
Artikulli vijues(Video) Lajmi i fundit: Vdes simpatizanti i Vetëvendosjes