ABDULKADËR ARNAUTI – Kollos i Kulturës dhe Dijeve Islame

ABDULKADËR ARNAUTI

Kollos i Kulturës dhe Dijeve Islame

Bir’ i trojeve shqiptare në Kosovë, u bë objekt i shpërnguljeve të imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrë udhët e kurbetit, Kadriu i vogël i vazhdoi udhët e largëta i prirë nga i ati dhe pjesëtarë të tjerë të familjeve, duke u stabilizuar në Siri.Mbasi përfundon me sukses të gjitha hallkat e shkollimit islam, Abdylkadër Arnauti vazhdoi veprimtari intensive fetare, duke u bërë një nga dijetarët më të njohur të fushës së Hadithit për Sirinë.Ai ligjëron në disa medrese e institucione të tjera të larta islame, duke filluar nga shkolla e mesme teologjike: Isaf Tullab El Ulum El Islamie në Damask të Sirisë. Ligjëron edhe në medrese të tjera lëndën e hadithit, duke kryer njëkohësisht edhe rolin e ligjëruesit në një xhami, “Mesxhidul Muhammedijje”.Veprimtaria pedagogjike e studimore harmonizohet, duke rritur ngarkesën sa në një fushë e në një tjetër, sa si ligjërues në medrese e sa në xhami, sa si lektor, sa si redaktor e korektor i shtëpisë botuese në Damask, në mbi 90 komplete veprash, si:

1.Zadul mesit-9 vëllime.
2.Rreudatul taibin-12 vëllime.
3.Zadul mead-6 vëllime.
4.El Kafi-3 vëllime.
5.El Furkan bëjnë evlijaur-rahman ve evlijahush-shejtan.
6.El Furkan bejnel hakki vei batil.

Dhe vepra të tjera.
Ky personalitet i shquar, me ndjenja të pastra atdhetare, megjithëse në kushte të vështira shëndetësore (paralizë e pjesshme), mban kontakte të vazhdueshme me studentë shqiptarë, nga të gjitha viset, duke u dhënë shumë prej këtyre edhe mësime individuale apo në grupe, nën drejtimin e kualifikuar të tij. Në porositë dhe këshillat që jep Abdulkadri, e vë theksin në lidhjen e fjalës me veprën, në harmoninë e padiskutueshme të tyre, deri në shkrirje natyrore. Ai porositë pareshtur që shqiptarët të ruajnë moralin, nderin e tyre, idealin atdhetar e fetar.

Artikulli paraprakSHEJH NASIRUDIJN ALBANI – Hadithologu më i shquar i shekullit
Artikulli vijuesSHUAJB ARNAUTI – Hulumtues i Njohur i Librave Të Kulturës Islame