Abnormale: Masakra dhe ngrënia e 5 milion qenve në Vietnam

Më shumë se 5 milion qen në vit konsumohen si ushqim në Vietnam. Shumica prej tyre importohen nga vendi fqinj Tailanda.

Një qenë mund të kushtoj nga 10 deri në 40 euro varësisht se ku shërbehet në Vietnam.

Mirëpo tortura që u bëhet këtyre qenve para se vriten dhe të bëhen ushqim për njerëzit ka bërë që shumë organizata botërore të qohen në këmbë për të protestuar.

Në Vietnam besohet se torturimi i qenve para se t’i vrasin dhe mos dhënia e ushqimit atyre për disa ditë i bënë ata më të shijshëm për konsumatorët.

Ky është një ndër bizneset më të mëdha aktualisht në Vietnam. Megjithëse tajlandezët nuk i konsumojnë qenët, bandat e këtij vendi vjedhin me miliona qe nëpër Tailandë për t’i transportuar ata në Vietnam.

Para se t’i shesin ata u japin ushqim shumë kalori për të ngrënë që të peshojnë më rëndë. Ndërkohë resaurantet me ushqim të qenve, kanë lulëzuar në Vietnam dhe janë shumë të lehta për tu gjendur.

Duc Cuong një doktor 29 vjeçar, ka treguar haptas se më dëshirë viziton këto restauronte edhe pse vet posedon disa qenë në shtëpi të tij.

“E di që duket e çuditshme që unë ha në këto restaurante pasi që kam qe që mbajë në shtëpi. Mirëpo mua nuk më pengon kjo që të ha qentë e dikujt tjetër. Ata janë shumë të shijshëm për ju”, ka thënë Cuong/albtime/kohaislame

Artikulli paraprakNumri i haxhilerëve për këtë vit 20% më i vogël
Artikulli vijuesJaponezët zhvilluan syze përkthyese