Aborti, pasojat shëndetësore dhe emocionale

Menjëherë pas abortit, disa gra ndjejnë lehtësim dhe u duket se kanë shpëtuar nga një barrë që sipas tyre mund të kishte pasoja në jetën familjare apo shoqërore.

Pjesa tjetër e grave, paraqesin ndjenjë faji, trishtimi dhe humbje. Ky fakt, e bën të domosdoshme nevojën për konsultim me punonjësit social dhe/ose psikologun, si para abortit ashtu edhe pas tij. Një tjetër problem psikologjik që nuk mund të kalohet pa u marrë në konsideratë, është reagimi i partnerit mashkull ndaj abortit.

Meshkujt, fillimisht mund ta trajtojnë problemin me qetësi e duke e lënë zgjedhjen në dorë gruas/partneres, ashtu siç mund të ndodhë te disa të tjerë që ta kërkojnë me insistim ndërprerjen e shtatzënisë. Por me kalimin e kohës, ndjenjat edhe mund të ndryshojnë duke u shfaqur ndjenjat e vërteta. Meshkujt fillojnë të përjetojnë ndjenja të ngjashme me ato të grave si faj, trishtim deri edhe inat e zëmërim.

Pasojat e mundshme të menjëhershme pas abortit janë dhëmbjet e forta, shpim i mitrës, gjakrrjedhje e madhe, infeksione, pjesë embrionale të mbetura në mitër, gjendje shoku, kome apo dëmtim të organeve të tjera, histerektomi/heqje të mitrës, në lindjet e induktuara vdeshmëria shkon deri në 3%.

Pas abortit, mund të ndodhë mbetje e plotë e konceptimit në mitër, gjë që mund të bëjë të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale. Pasojat e mundshme të mëvonshme pas abortit janë paaftësi për të mbetur përsëri shtatzënë, aborte spontane, lindje të fëmijëve së vdekur, shtatzëni jashtë mitre, lindje parakohe, sëmundje inflamatore pelvike.

Pasojat e mundshme emocionale pas abortit janë ndjenja e fajit, depresion/të qara, paaftësi për të falur veten, trishtim i thellë, inat, boshllëk emocional, problem seksuale, ulje e vetëvlerësimit, ëndra të këqija, dëshirë për të mbetur shtatzënë, anoreksi ose çrregullime të tjera të të ngrënit, abuzim me pijet alkoolike/cigaret/drogat, dëshira për vetëvrasje./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakPërse kërcasim me gishtërinj?
Artikulli vijuesSi ti shmangim problemet me venat?