Ademi: Ezani nuk do të preket

Ezani nuk përbën as pengesën më të vogël në jetën e përditshme të njerëzve, ndaj nuk do të ndërmerret asnjë lloj normative ndërhyrëse për uljen e zërit në minareve.

Kështu thotë ministri Abdilaqim Ademi. Ky debat, për Ademin është i pabazë dhe i panevojshëm.

Ai saktësoi madje, se megjithë zërat në opinion, dhe iniciativën e ngritur nga Organizata Jo Qeveritare “Iloja” në Komisionin për Marrëdhënieve Ndër-fetare, deri tani nuk ka marrë zyrtarisht ndonjë kërkesë të tillë në ministrinë e tij.

“Mendoj që është një debat që nuk ia vlen, sepse nuk ka të bëjë aspak me zhurmën ose me atë që quhet pengesë në jetën e përditshme. Kompetencat për këtë janë kryesisht të komunave, në këtë rast të Qytetit të Shkupit dhe Komunat e tjera, sepse ata janë kompetent për të ndjekur nëse kalohet zhurma. Nëse komunat nuk ndërmarrin asnjë aktivitet atëherë përfshihet ministria jonë. Mirëpo në këtë rast, ne nuk kemi asnjë ankesë nga ndonjë qytetar apo institucion drejtuar ministrisë sonë, dhe shpresoj të mos ketë ankesë, sepse nuk ia vlen”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Ambientit Jetësor.

Nga ana tjetër, zv/drejtori i Komisionit për marrëdhënie ndër-fetare Zeko Abazi, në një komunikatë për median, tha se ezani nuk ka qenë i ndaluar në të kaluarën dhe as që do të ndalohet ndonjëherë! Ai thotë se kjo çështje është ngritur edhe në Komisionin për marrëdhënie ndër-fetare, dhe se mendimi i Komisionit është se organizatat të cilat kërkojnë uljen e zërit të ezanit janë të manipuluara dhe instrumentalizuara për përfitime personale.

“Ne e kemi ngritur, kemi biseduar edhe për këto probleme, jo vetëm për këtë problem të fundit por edhe probleme të tjera të cilat në i bashkëbisedojmë. Jemi në komunikim të përhershëm më Bashkësinë Islame, edhe me strukturat qeveritare dhe shpresojmë se këto çështje do të marrin zgjidhjen e duhur, dhe në këtë drejtim besoj se më shumë është bërë zhurmë nëpër media se sa ka diçka të vërtetë. A në fakt janë ato shoqata joqeveritare të cilat janë të manipuluara dhe të instrumentalizuara për përfitimet e tyre personale. Ky është mendim edhe i Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive fetare”, deklaroi Zeko Abazi, zv/drejtor i Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive fetare.

Debati rreth uljes së mundshme të zërit të ezanit filloi pasi organizata joqeveritare “Iloja” dorëzoi një peticion prej 200 firmash në Komisionin për marrëdhënie ndër-fetare, ku kërkonte uljen e zërit të ezanit në nivelin e zërit normal të njeriut.kohaislame

Artikulli paraprakPacolli: Nuk ka kush para në botë për ta blerë Trepçën
Artikulli vijuesZbulohet trafiku i 4 milion dollarë naftë