Ademi: Rastin e Kumanovës dhe “Monstra” e ka Prokuroria Speciale

Anëtari i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, Edmond Ademi, në emisionin 10 minuta në TV21 theksoi se rastin e Kumanovës dhe ate Monstra e ka pranuar Prokurorja Speciale. Sipas tij, kjo prokurori gjatë mandatit të saj duhet të merret me këto dy raste.

Duk folur për zgjedhjet e parakohshme, ai vlerësoi se koalicioni VMRO-BDI nuk dëshiron zgjedhje të lira, fer dhe demokratike

“Nëse VMRO dhe BDI janë të sinqertë dhe duan zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, do të pranojnë propozimin e Van Hojtes si propozim i BE-së për zgjidhjen e mediave”, tha Edmond Ademi, nga LSDM.

Ademi tha se VMRO dhe BDI nuk dëshirojnë të krijojnë hapësire mediale për opozitën, që gjatë fushatës parazgjedhore të ketë prezantim barabartë në të gjitha mediat, duke përmendur paratë që u janë dhënë tre televizioneve Sitel, Alfa dhe Kanal 5.

Artikulli paraprakPolicia e Maqedonisë, Austrisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe e Serbisë do të bisedojnë për krizën e refugjatëve
Artikulli vijuesBESA: Qeveria ndan miliona euro për mediat maqedonase