Latinisht, italisht, frëngjisht, greqisht, gjermanisht, hebraisht, japonisht e gjuhën mandarin. Por edhe arabisht, Farsi, Pashto, Hindi, Ojibëe, Swhili, Indonezisht, Hausa e shumë të tjera. Këto janë gjuhët, më shumë se 20, që i flet në mënyrë korrekte 17-vjeçari nga New Yorku, Timothy Doner.
Për këtë adoleshent-gjeni, New Yorku është “djepi”, ku mund të ushtrojë në dhjetëra situata të përditshme pasionin dhe talentin e tij për gjuhët. Duke qëndruar në antipodin e amerikanit tipik, që shquhet për kulturën mesatare dhe që lë për të dëshiruar, Tim parasheh që tani një karrierë në të ardhmen si spiun.